Botë

Liderët myslimanë “luftojnë” keqkuptimet për vaksinimin gjatë agjërimit

Liderët myslimanë “luftojnë” keqkuptimet për vaksinimin gjatë agjërimit
Foto: AP
 

Liderët myslimanë po përdorin rrjetet sociale, salla qyteti e diskutime përballë njëri tjetrit për të përhapur fjalën se është e pranueshme të vaksinohesh për COVID-19 gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit.

Gjatë muajit të shenjtë për myslimanët i cili fillon javën e ardhshme, myslimanët në tërë botën i lënë ushqimet dhe pijet që nga lindja e diellit deri në perëndim. Diskutimet për vaksinën përqendrohet në atë se nëse vaksinimi paraqet aktiv e ndaluar e gëlltitjes së diçkaje përgjatë agjërimit, shkruan AP.