Botë

Të pushtetshmit po bien, një pas një, në “#MeToo”-në e vonuar të Francës

Të pushtetshmit po bien, një pas një, në “#MeToo”-në e vonuar të Francës
Aktiviste të të drejtave të grave dhe të lëvizjes #MeToo protestojnë në Paris kundër emërimit në Qeverinë e presidentit Emmanuel Macron, në postin e ministrit të Brendshëm të Gerald Darmaninit, i cili ishte akuzuar për përdhunim (foto nga qershori i vitit 2020)

Që nga fillimi i vitit, burra të mirënjohur nga fusha të ndryshme të jetës në Francë janë akuzuar për abuzime seksuale dhe janë vënë nën hetime

 

Që nga fillimi i vitit, burra të mirënjohur nga fusha të ndryshme të jetës në Francë janë akuzuar për abuzime seksuale dhe janë vënë nën hetime

Kur Sandra Mueller e kishte nisur fushatën #MeToo të Francës gjatë vitit 2017, mijëra gra iu përgjigjen thirrjes së saj për “ekspozimin e derrit tuaj” ose në frëngjisht “#balancetonporc”. Por reagimi qe dërrmues.

Disa prej grave më me emër në Francë, me bajraktaren Catherine Deneuve, denoncuan lëvizjen nëpërmjet një letre që përcaktoi reagimin fillestar të Francës ndaj #MeToo. Në vitin 2019, Muller humbi procesin gjyqësor për shpifje kundër shefit të një televizioni, të cilin ajo e kishte denoncuar në Twitter. Ama, Franca dukej se ishte imune ndaj forcave të mëdha globale që po sfidonin dominimin e burrave.