Botë

Beaune: BE-ja duhet të ketë plan më ambicioz për tu rikuperuar nga pasojat e COVID-19

Beaune: BE-ja duhet të ketë plan më ambicioz për tu rikuperuar nga pasojat e COVID-19
Foto: AP
 

Bashkimi Evropian duhet ta bëjë një plan më ambicioz për rikuperim nga pasojat e COVID-19, ka thënë ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune.

Sipas tij, ky plan duhet të jetë më i mirë se ai i verës së kaluar në vlerë prej 750 miliardë euro, që ishte masë stimuluese për të tejkaluar valën e parë të koronavirusit.