Botë

Deficiti i buxhetit të SHBA-së prek 1.7 trilionë dollarë këtë vit

Deficiti i buxhetit të SHBA-së prek 1.7 trilionë dollarë këtë vit
FOTO: AP
 

Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit në 1.7 trilionë dollarë, më së shumti ndonjëherë, për gjashtë muajt e parë të këtij viti buxhetor, gati dyfishi i rekordit të mëparshëm, pasi një ndihme tjetër për ekonominë e vendit shtoi miliarda dollarë shpenzime muajin e kaluar.

Në raportin mujor të buxhetit, Departamenti i Thesarit ka thënë të hënën se deficiti për gjysmën e parë të vitit buxhetor - nga tetori deri në mars - ishte rritur nga një mungesë prej 743.5 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.