Botë

Policja që shtiu drejt afro-amerikanit Wright paditet për vrasje të shkallës së dytë

Policja që shtiu drejt afro-amerikanit Wright paditet për vrasje të shkallës së dytë
 

Një prokuror në Minnesota ka bërë të ditur të mërkurën se do të ngrejë padi për vrasje të shkallës së dytë ndaj ish-zyrtares së bardhë të shërbimit policor në Minneapolis, lidhur me të shtënën fatale ndaj ngasësit 20-vjeçar afro-amerikan, Daunte Wright, në rastin që ka nxitur trazira disaditore dhe përleshje midis policisë dhe protestuesve.

Ish-zyrtarja e policisë në Brooklyn Center, Kim Potter, do të paditet për vrasje, tri ditë pasi që Wright ka humbur jetën gjatë një ndalimi rutinor trafiku, ka thënë prokurori i Washington Countyt, Pete Orput. Padia parasheh dënimin maksimal me 10 vjet burgim.