Botë

SHBA-ja sot pritet të vërë sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden
 

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin të enjten sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me pretendimet për ndërhyrje në zgjedhje dhe veprimtari të dëmshme kibernetike, të cilat do të vënë në shënjestër disa individë dhe entitete, thanë burime të afërta me këtë çështje.

Një nga burimet tha se sanksionet, me të cilat 30 subjekte pritet të futen në “listën e zezë”, do të lidhen me urdhra për dëbimin e rreth 10 zyrtarëve rusë nga Shtetet e Bashkuara.