Botë

Sekretari i Shtetit viziton Afganistanin, pa paralajmërim

Sekretari i Shtetit viziton Afganistanin, pa paralajmërim
Foto: AP
 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, bëri të enjten një vizitë të papritur në Afganistan për t’u dhënë siguri udhëheqësve dhe publikut afgan pas vendimit të presidentit Joe Biden për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga ky vend.

Blinken u takua me presidentin afgan Ashraf Ghani, kreun e ekzekutivit Abdullah Abdullah dhe personalitete civile, një ditë pasi Biden njoftoi se të 2500 ushtarët e mbetur amerikanë në Afganistan do të kthehen në atdhe deri më 11 shtator, që përkon me 20-vjetorin e sulmeve terroriste, të cilat çuan në ndërhyrjen amerikane.