Botë

Polonia nis vaksinimin me “Johnson & Johnson” pavarësisht se shkaktoi mpiksje të gjakut

Polonia nis vaksinimin me “Johnson & Johnson” pavarësisht se shkaktoi mpiksje të gjakut
 

Polonia ka nisur të enjten administrimin e vaksinës kundër COVID-19 “Johnson & Johnson”. Qeveria poloneze ka thënë se dobitë nga vaksina amerikane janë më të mëdha se rreziqet.

Agjencitë amerikane të shëndetit kanë rekomanduar të martën pauzim në përdorimin e vaksinës “Johnson & Johnson” për të paktën disa ditë pasi gjashtë gra nën moshën 50-vjeçare kanë pasur mpiksje të gjakut pasi e kanë marrë këtë vaksinë.