Botë

SHBA-ja thotë se Rusisë iu dhanë të dhënat e sondazheve të fushatës së Trumpit në 2016

FOTO: AP
 

Një nga pyetjet më të bezdisshme, por ende pa përgjigje, të hetimit për lidhjet e mundshme midis Rusisë dhe fushatës presidenciale të Donald Trumpit në vitin 2016: Pse iu dhanë të dhëna të brendshme të sondazheve shefit të fushatës, Paul Manafort dhe çfarë bëri ai me to?

Një deklaratë e Departamentit të Thesarit në Shtetet e Bashkuara ofroi një të dhënë potencialisht të rëndësishme, duke pohuar se Konstantin Kilimnik, një konsulent politik rus dhe ukrainas, kishte ndarë informata të ndjeshme për fushatën dhe sondazhet me shërbimet e inteligjencës ruse, njofton AP.