Botë

Gazeta në Venezuelë detyrohet të paguajë 13 milionë dollarë për shpifje ndaj një politikani

Gazeta në Venezuelë detyrohet të paguajë 13 milionë dollarë për shpifje ndaj një politikani
 

Gjykata supreme e Venezuelës i ka dhënë 13 milionë dollarë zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste, Diosdado Cabello, në një çështje shpifjeje kundër një gazete, por avokati i gazetës ka thënë se kompania nuk kishte mundësi të paguante, transmetojnë mediat e huaja.

Cabello, zyrtari i dytë më i lartë në Partinë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës (PSUV) pas presidentit Nicolas Maduro, paditi gazetën El Nacional në vitin 2015 pasi ribotoi një artikull të një gazete spanjolle duke pohuar se zyrtarët amerikanë po hetonin Cabellon për lidhje të dyshuara me trafikun e drogës.