Botë

Mes tensioneve, SHBA-ja kritikon planin rus për bllokimin e Detit të Zi

Mes tensioneve, SHBA-ja kritikon planin rus për bllokimin e Detit të Zi
 

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka cilësuar si “përshkallëzim të paprovokuar” planet e Rusisë për bllokimin e disa pjesëve të Detit të Zi, në atë që do ta bllokonte qasjen drejt porteve të Ukrainës mes tensioneve të rritura shkaku i manovrave ushtarake të Moskës në rajon.

SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë kanë shprehur shqetësime lidhur me grumbullimin e forcave ushtarake ruse dhe drojën se Moska mund të jetë duke e planifikuar pushtimin e Ukrainës, rreth gjashtë vjet pas aneksimit të Krimesë.