Botë

Me gjithë protestat, gjermania miraton ligjin për izolim

Me gjithë protestat, gjermania miraton ligjin për izolim
Foto: AP
 

Me gjithë protestat në Berlin, Parlamenti gjerman ka miratuar të mërkurën ligjin kombëtar për frenimin e përhapjes së COVID-19, me të cilin Qeverisë federale i jepen kompetencat për zbatimin e masave të izolimit në zonat me shkallë të lartë të rasteve pozitive me koronavirus.

Ligji i kundërshtuar parasheh mbylljen e shkollave dhe orën policore në rajonet me mbi 100 raste të reja të infektimit për 100 mijë banorë, brenda një periudhe kohore prej shtatë ditësh. Kundër këtij ligji, që nga e orët e para të ditës me qindra qytetarë kishin vërshuar rrugët e kryeqytetit.