Botë

India me rekord rastesh pozitive me koronavirus, mbi 310 mijë në 24 orët e fundit

India me rekord rastesh pozitive me koronavirus, mbi 310 mijë në 24 orët e fundit
 

India ka raportuar 314.835 raste të reja pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, që është shifra më e madhe ditore e rasteve pozitive e regjistruar në ndonjë vend në botë ndonjëherë, raporton BBC.

Numri i të vdekurve është rritur për 2.104 gjatë 24 orëve të fundit, që është rekord i vdekjeve në Indi.