Botë

COVAX-i përballet me mungesë të madhe në skemën e shpërndarjes së vaksinave

COVAX-i përballet me mungesë të madhe në skemën e shpërndarjes së vaksinave
FOTO: KOHA
 

Iniciativa globale e shpërndarjes së vaksinave, COVAX, deri më tani ka dorëzuar rreth një të pestën e dozave të vaksinave Oxford/AstraZeneca që vlerësohet se do të mbërrijnë në vendet në zhvillim, përfshirë edhe Kosovën, deri në maj, sipas një analize të "Guardianit".

Organizatat që drejtojnë COVAX-in kishin parashikuar që vendet do të merrnin më pak vaksina nga sa pritej pasi qeveria indiane kufizoi eksportet nga prodhuesi i saj më i madh në përgjigje të një vale katastrofike të dytë atje, por shifrat zbulojnë që mungesa është edhe më e madhe, duke lënë shumë vende të përpiqen për të siguruar doza diku tjetër.