Botë

Te lakuriqët në Britani gjendet një koronavirus i ngjashëm me atë që shkakton COVID-19

 

Një koronavirus i ri që është i ngjashëm me atë që shkakton pandeminë COVID-19 është gjetur te lakuriqët në Britani të Madhe – ndonëse aktualisht nuk është rrezik për njerëzit, raportojnë mediumet britanike.

Virusi, RhGB01, është zbuluar nga një studente 22-vjeçare e ekologjisë, Ivana Murphy, ndërsa mblidhte jashtëqitjet e lakuriqëve për disertacionin e saj, raporton “Times of London”.