Botë

Arabia Saudite dëshiron lidhje të mira dhe speciale me Iranin

Foto: AP
 

Princi i kurorës në Arabinë Saudite Muhammed bin Salman, ka pasur qasje më të butë ndaj Iranit, në një transmetim televiziv më 27 prill, në të cilin po ashtu ka thënë se Arabia Saudite dhe administrata e presidentit amerikan Joe Biden, pajtohen në shumicën e çështjeve që përbëjnë shqetësim të përbashkët.

“Irani është shtet fqinj dhe gjithë çfarë duam ne është lidhje e mirë dhe speciale me Iranin”, ka thënë princi saudit i kurorës. “Ne nuk duam që situata e Iranit të jetë e vështirë. Në të kundërtën, ne duam që Irani të rritet dhe të shtyjmë rajonin dhe botën drejt mirëqenies”.