Botë

Thyejnë rregullat e mbylljes, Turqia arreston mbi 200 protestues në Ditën e Punëtorëve

 

Policia turke ka arrestuar 212 persona të shtunën të cilët kishin dalë për të protestuar për 1 Maj – Ditën e Punëtorëve, duke thyer kështu rregullat e mbylljes për shkak të pandemisë.

Turqia këtë javë ka nisur mbylljen e vendit për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19 e po ashtu edhe të rasteve me fatalitet.