Botë

Policia belge arreston 132 persona që morën pjesë në protestë kundër kufizimeve të COVID-19

FOTO: AP
 

Policia ka arrestuar 132 persona që morën pjesë në një festë të paligjshme në një park të Brukselit për të protestuar ndaj kufizimeve të COVID-19, kanë thënë autoritetet të dielën.

Rreth 15 persona, përfshirë protestuesit dhe policinë, u plagosën në përleshje, ka thënë zëdhënësi i policisë, Ilse Van de Keere.