Botë

Bosnja ka “non-paperin” e saj

Foto: Epa-Efa
 

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se edhe Republika Sprska ka “non paperin” e saj dhe se kur ta shohë të arsyeshme do ta shpërndajë, ka shkruar të hënën agjencia serbe “b92”.

"Gjithçka po shkruhet, por nëse është modë, ja nuk jam duke bërë shaka, ne tashmë kemi bërë një non-paper tonin, kështu që një ditë, kur të vendosim, do t’ua shpërndajmë të gjithëve", u tha Dodik gazetarëve në Banjallukë.