Botë

Burgu, historia e radhës për sulmuesit e Kongresit

Burgu, historia e radhës për sulmuesit e Kongresit
Foto: AP

Megjithëse sulmuesit akuzohen për konspiracion dhe sulme kundër zyrtarëve gjatë mësymjes, mund të dënohen me dënime të rënda. Disa pjesëtarë të bandës, të cilët nuk janë përfshirë në dhunë ose shkatërrim, nuk besojnë se do të përfundojnë prapa grilave

 

Më shumë se 400 persona janë akuzuar nga drejtësia federale amerikane për përfshirje kriminale në sulmin e 6 janarit kundër Capitolit. Por burgu mund të jetë një histori tjetër.

Me të akuzuarit që ende po mbushin bankat e gjykatës federale në kryeqytetin amerikan, Departamenti i Drejtësisë është nën presion të madh për të zgjidhur shpejt e shpejt së paku rastet më serioze. Megjithëse sulmuesit akuzohen për konspiracion dhe sulme kundër zyrtarëve gjatë mësymjes, mund të dënohen me dënime të rënda, disa pjesëtarë të bandës, të cilët nuk janë përfshirë në dhunë ose shkatërrim, nuk besojnë se do të përfundojnë prapa grilave.