Botë

Panik në takimin e G7-s pasi delegatët indianë rezultojnë pozitivë për virus

Foto: BBC
 

Paniku ka mbërthyer të mërkurën takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s në Londër, pasi që ministri i Jashtëm indian dhe i gjithë ekipi i tij i janë nënshtruar vetizolimit shkaku se dy anëtarë të delegacionit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

India, vend ky që aktualisht po përballet me valë brutale të përhapjes së pandemisë, është pjesëmarrëse e takimit treditor që konsiderohet si mundësi për rishikimin e diplomacisë dhe rivlerësimin e politikave të Perëndimit karshi kërcënimeve nga Kina dhe Rusia.