Britania e Madhe ia jep statusin e plotë diplomatik ambasadorit të BE-së në Londër
Qeveria e Britanisë së madhe është pajtuar që t’ia japë ambasadorit të BE-së në Londër statusin e plotë diplomatik, raporton BBC.
Zyra e Jashtme e Britanisë i kishte rezistuar idesë, duke thënë se BE-ja nuk duhet të trajtohet si një shtet i pavarur.
Por, në një deklaratë të përbashkët, Britania dhe BE-ja kanë njoftuar se ambasadori Joao Vale de Almeida, do të ketë “statusin në përputhje me krerët e misioneve të shteteve”.