Botë

SHBA-ja do të publikojë listën e zyrtarëve të korruptuar në Amerikën Qendrore

 

Administrata e Presidentit Biden planifikon të publikojë deri në fund të qershorit një listë të zyrtarëve të korruptuar të Amerikës Qendrore, të cilët mund të bëhen objekt i sanksioneve, i tha një i dërguar amerikan agjencisë së lajmeve Reuters, ndërsa Uashingtoni kërkon të sprapsë një shkak kryesor të emigrimit në rritje në kufirin SHBA-Meksikë.

Ricardo Zuniga, i dërguari special i Presidentit Joe Biden për vendet e Trekëndëshit Verior të Guatemalës, Hondurasit dhe El Salvadorit në Amerikën Qendrore, gjithashtu tha se administrata po shqyrtonte sanksione të mëtejshme kundër zyrtarëve në rajon për mitmarrje, bazuar tek Ligji Global Magnitsky.