Botë

India sërish me rekord, 3,980 të vdekur nga COVID-19 gjatë të enjtes

Foto: AP
 

India ka raportuar për 412,262 raste të reja me COVID-19 të enjten, duke shënuar sërish rekord rastesh të reja, sipas informatave të publikuara nga Ministria Indiane e Shëndetësisë.

Sipas autoriteteve, në këtë shtet, deri më tani janë shënuar 21,077,410 raste të prekjes me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.