Botë

Përhapja e variantit indian të koronavirusit nxit reagimet e autoriteteve britanike

Foto: AP
 

Ekspertë të shëndetit publik kanë deklaruar se varianti indian i koronavirusit mund të bëhet shqetësues në Britaninë e Madhe. PHE-ja, Shëndeti Publik i Anglisë, është duke bërë gjurmimin e variantit që duket se po përhapet më shpejt se sa dy nëntipet e tjera të identifikuara.

Ekspertët thonë se është pothuajse njëlloj i transmetueshëm sa varianti i gjetur në Kent gjatë 2020-s.