Botë

Britania vendos që “AstraZeneca” të mos përdoret te nën 40-vjeçarët

 

Të rriturve nën moshën 40-vjeçare në Britaninë e Madhe do t’u ofrohet një vaksinë tjetër kundër COVID-19 dhe jo ajo e kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve të ngritura pas shfaqjes së disa rasteve me mpiksjen e gjakut pas administrimit të saj.

Rregullatori britanik i Sigurisë Shëndetësore ka bërë të ditur të premten se nga 28 milionë dozat e shpërndara, janë paraqitur 242 raste të mpiksjes së gjakut dhe 49 vdekje si pasojë e kësaj kure.