Botë

Përleshje të dhunshme midis palestinezëve dhe policisë izraelite, plagosen 17 persona

 

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë u plagosën këtë të premte në përleshjet në sheshin Temen, qyteti i vjetër i Jeruzalemit, midis përshkallëzimit të tensioneve në qytet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në Jeruzalemin Lindor, pjesa palestineze e qytetit që ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967, protestat janë duke u zhvilluar çdo natë për një javë në rrethin Sheikh Jara për të protestuar dëbimin e mundshëm të familjeve palestineze në favor të kolonëve izraelitë.