Botë

Britania e Madhe pret që të lirohet nga koronavirusi nga muaji gusht

 

Koronavirusi nuk do të qarkullojë më në Britani të Madhe duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, ka deklaruar shefi i Task-forcës për vaksina në Qeverinë britanike, Clive Dix.

Ai ka thënë për Daily Telegraph se pret që secili qytetar i Britanisë së Madhe të jetë i vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës anti-COVID, deri në fund të qershorit. Deri në këtë kohë, sipas tij, vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin, do të arrijë të mbrojë popullatën nga të gjitha variantet e virusit.