Botë

Shpërthim pranë një shkolle në Kabul, të paktën 40 të vdekur

Foto: AP
 

Një shpërthim afër një shkolle në një lagje të Kabulit perëndimor la të vdekur të paktën 40 persona, shumica prej tyre nxënës, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime, njofton Reuters.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka njoftuar se në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ambulancat ndërsa ende nuk u specifikua shkaku ose caku i shpërthimit.