Botë

Zbuten masat ndaj personave që janë vaksinuar në Gjermani

Foto: AP
 

Në Gjermani, personat që tejkaluan koronavirusin dhe u vaksinuan, nuk do t’i nënshtrohen kufizimeve të kontaktit në sektorin privat. Kështu bëhet e ditur nga një dispozitë që hyri në fuqi të dielën, ku personat që përjashtohen nga masat kufizuese, gjithashtu nuk i nënshtrohen kufizimeve të natës.

Atyre nuk do t’iu kërkohet të futen në karantinë pasi të kthehen nga shtetet e jashtme. Megjithatë, mbajtja e maskës do vazhdojë të jetë në fuqi.