Botë

SHBA-ja autorizon Pfizerin për vaksinimin e të miturve

 

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar Pfizerin që të bëjë vaksinimin e të miturve nga mosha 12 deri 15-vjeç. Aministrata e Barnave dhe Ushqimit ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në luftimin e pandemisë së koronavirusit, derisa komisioneri i FDA-s, Janet Woodcock ka thënë se masa kishte për qëllim “të sjellë një ndjenjë normaliteti dhe t’i japë fund pandemisë.

Rreth 260 milionë doza i janë dhënë SHBA-së megjithatë kërkesa ka rënë, raporton BBC.