Botë

Borrell pas takimit me Zaevin: Maqedonia e Veriut mund t’i nisë negociatat për anëtarësim

 

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politika e jashtme, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, për të diskutuar për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së. 

Pas takimit Borrell ka thënë se Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet “për të filluar negociatat për anëtarësim” dhe ka pranuar “nivelin e lartë të rreshtimit” që Maqedonia e Veriut ka marrë në lidhje me “politikën e jashtme dhe të sigurisë” të BE-së, raporton AP.