1 perditesime
21:24

Raketat e Hamasit shënjestrojnë qytetin izraelit Tel Aviv, pasi forcat izraelite rrëzojnë një ndërtesë në Gaza

Militantët palestinezë thonë se kanë lansuar 130 raketa në drejtim të qytetit izraelit Tel Aviv, pasi është rrëzuar një ndërtesë 13-katëshe në Rripin e Gazës është rrëzuar pas një sulmi ajror izraelit, raporton BBC.

Ndërtesa është sulmuar një orë e gjysmë pasi banorët lokal ishin paralajmëruar për t’u evakuuar.

Ushtria izraelite thotë se po shënjestron militantët në Gazë, në reagim ndaj sulmeve me raketa.

Së paku 30 persona kanë vdekur nga dhuna më e keqe me vite.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje të dyja palëve që t’i japin fund sulmeve, që kanë pasuar pas trazirave në Jerusalem.

18:02

Rritet numri i të vdekurve në Gaza dhe Izrael, ndërsa ka përshkallëzuar dhuna

Është rritur numri i të vdekurve në Gaza dhe Izrael, derisa ka vazhduar shkëmbimi i zjarrit mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite, raporton BBC.

Militantët kanë hedhur më tepër se 300 raketa në drejtim të Izraelit të hënën mbrëma, duke shkaktuar vdekjen e dy izraelitëve.

Izraeli ka qëlluar 150 shënjestra në Gaza në reagim. Autoritetet shëndetësore thonë se 26 palestinezë kanë vdekur.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje dyja palëve që t’i japin fundluftimeve, që pasojnë pas ditëve të trazirave në Jerusalem.

Grupi militant Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, ka thënë se po vepron për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa që gjendet në Jerusalem nga “agresioni dhe terrorizmi” izraelit, pasi në këtë xhami ka pasur përplasje mes policëve izraelitë dhe palestinezëve të hënën, ku kanë mbetur qindra të lënduar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Hamasi e ka kaluar “vijën e kuqe” duke sulmuar me raketa Jerusalemin për herë të parë pas disa vjetëve.

Pas takimit me krerët e ushtrisë të martën pasdite, Netanyahu ka paralajmëruar se janë pajtuar të rrisin si forcën ashtu edhe intensitetin e sulmeve në Gaza, duke shtuar se Hamasi do të goditet në mënyra që nuk e pret.