Botë

Vaksina e Sinovacut 94 për qind efikase në parandalimin e COVID-it simptomatik, thonë zyrtarët indonezianë

Foto: AP
 

Dy doza të vaksinës antiCOVID të zhvilluar nga firma kineze Sinovac janë shumë efikase në parandalim të hospitalizimit dhe vdekjeve, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë të Indonezisë të mërkurën, raporton “Business Insider”.

Vaksina, e quajtur Coronavaxc, është llogaritur se është 98 për qind efikase në parandalim të vdekjeve dhe 96 për qind efikase në parandalim të hospitalizimeve, thotë Pandji Dhewantara, zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë të Indonezisë, në një konferencë për media.