Botë

Bashkëpunimi në heshtje për dëbimin e refugjatëve nga BE-ja

Imigrantët raportuan se ishin goditur me shuplaka, shkelma, shkopinj dhe grushte nëpër shpinë, duar dhe këmbë nga policët kufitarë

Një bashkëpunim joformal midis shteteve ka parandaluar që sivjet me mijëra gra, burra dhe fëmijë të kërkojnë mbrojtje në Evropë. Kështu ka bërë të ditur një raport i përpiluar në bashkëpunim me nëntë organizata për të drejtat e njeriut.

 

Rrahja, plaçkitjet, kafshimet e qenve, janë vetëm disa prej tmerreve që përjetojnë imigrantët nga policitë kufitare kur ata dëbohen nga kufijtë e Bashkimit Evropian

Një bashkëpunim joformal midis shteteve ka parandaluar që sivjet me mijëra gra, burra dhe fëmijë të kërkojnë mbrojtje në Evropë. Kështu ka bërë të ditur një raport i përpiluar në bashkëpunim me nëntë organizata për të drejtat e njeriut.

Iniciativa për Mbrojtjen e të Drejtave në Kufij (Prab) ka regjistruar 2 mijë e 162 raste të “kthimit” nëpër kufijtë e Italisë, Greqisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë. Krejt rastet janë shqyrtuar në bazë të marrëveshjeve bilaterale mes vendeve, të cilat rezultuan me anashkalimin e përgjegjësive dhe me shtyrjen jashtë kufijve të BE-së të grupeve të padëshiruara.