Botë

Amerikanët me të dy dozat e vaksinës, nuk do të mbajnë më maska e distancë sociale

 

Personat të cilët kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID, nuk do të kenë nevojë të mbajnë maskë apo të qëndrojnë larg njerëzve, në shumicën e rasteve, pavarësisht nëse ndodhen në ambiente të hapura apo të mbyllura, është bërë e ditur se Qendra për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim do të njoftojë së shpejti.

Mirëpo, sipas udhëzuesit të ri i cili pritet të publikohet së shpejti, edhe ata që i kanë marrë të dy dozat e vaksinës do të duhet t’i mbajnë maskat në qendrat e kujdesit shëndetësor, në biznese të cilat e kërkojnë këtë apo në aeroplanë.