Botë

Birmania premton lirimin e gazetarit japonez

 

Autoritetet jolegjitime të Birmanisë kanë dhënë se do e lirojnë gazetarin japonez, Yuki Kitazumi, i cili u arrestua gjatë kohës kur ushtria pushtetin në shkurt. 45-vjeçari akuzohet për përhapje të lajmeve të rreme, derisa zyrtarët e Mianmarit thonë se ai shkeli ligjin por “do të lirohet sepse Japonia e ka kërkuar atë”.

“Megjithëse ai shkeli ligjin, në mënyrë që të pajtohej me Japoninë dhe të përmirësonte marrëdhëniet tona, akuzat kundër tij do të tërhiqen dhe ai do të lirohet në përputhje me kërkesën e Japonisë," tha transmetuesi shtetëror MRTV, duke shtuar se një hetim e kishte gjetur gazetarin “mbështetës të protestave”, shkruan BBC.