Botë

12 të vdekur nga shpërthimi i bombës në një xhami në Afganistan

FOTO: AP
 

Një bombë që shpërtheu në një xhami në veri të Kabulit gjatë lutjeve të së premtes vrau 12 njerëz, ka thënë policia afgane.

Zëdhënësi Ferdaws Faramarz ka thënë se imami i xhamisë, Mofti Naiman, ishte midis të vdekurve. Edhe 15 persona u plagosën.