Botë

Gjermania për dy ditë administroi afër 1.4 milionë doza

Foto: AP
 

Mesatarja e rasteve të infektimit me koronavirus në Gjermani ka rënë në pikën më të ulët në dy muajt e fundit, dy ditë pasi që vendi ka vendosur rekord në vaksinimin e qytetarëve të saj brenda një dite.

Mesatarja e të infektuarve në 100 mijë banorë ka rënë në 96.5 – për herë të parë që prej muajit mars, kur shifra shkonte mbi 100 të infektuar në 100 mijë banorë.