Botë

Britania përshpejton vaksinimin me dozat e dyta, sherri i variantit indian

Foto: AP
 

Qeveria britanike ka bërë thirrje për nisjen e vaksinimit me dozat e dyta të vaksinave kundër COVID-19 dhe për ashpërsimin e masave lokale me qëllim që të ndalet përhapja e variantit indian të koronavirusit në zonat më të prekura.

Qeveria në Londër ka njoftuar se mund të nisë vaksinimi i të rinjve në amvisëritë me shumë gjenerata, ndërkaq autoritetet kanë tërhequr vërejtjen se lirimi i masave më 21 qershor është vënë në dyshim shkaku i shfaqjes së variantit indian.