Botë

OBSH: Viti i dytë i pandemisë më vdekjeprurës se i pari

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar të premten se viti i dytë i pandemisë COVID-19 ishte më vdekjeprurës sesa i pari, teksa India është shndërruar në rastin e shqetësimit më të madh.

Për këtë arsye, përfaqësues të trupit më të madh shëndetësor në botë u kanë adresuar thirrje shteteve të pasura që dozat e planifikuara për vaksinimin e fëmijëve t’i ndajnë si donacione për shtetet më të varfra që kanë ngelur theksueshëm prapa në fushatat e imunizimit, raportojnë mediat e huaja.