Botë

Dy tornado të njëpasnjëshme shkaktojnë vdekjen e 12 personave në Kinë

 

Dy tornado të njëpasnjëshme vranë të paktën 12 njerëz në Kinën qendrore dhe lindore dhe lanë më shumë se 300 të tjerë të plagosur, kanë raportuar zyrtarë dhe media shtetërore.

Tetë njerëz vdiqën në qytetin Wuhan dhe katër të tjerë në qytetin Shengze, sipas deklaratës së qeverisë lokale.