Botë

Sanders: SHBA-ja duhet të ndalojë së bëri apologji qeverisjes së Netanyahut

Foto: Reuters
 

Senatori i njohur amerikan, Bernie Sanders, ka kritikuar administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qasjen e saj “falëse” për Qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izrael, pas eskalimit të situatës në Gaza.

Në një shkrim për “New York Times”, Sanders, i cili ishte dikur kandidat për president nga radhët e Partisë Demokratike, ka kritikuar administratat e deritashme amerikane për qasjen që “Izraeli ka të drejtën që të mbrojë veten”.