Botë

14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 14 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 2.557 testime, 62 kanë rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 245 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 145.851.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 154.698 të infektuar dhe 5.211 të vdekur.