Botë

Brenda burgut të Shkupit: Maltretime psikike, fizike dhe korrupsion

 

Një i dënuar në burgun e Idrizovës, që ndodhet 13 kilometra nga Shkupi, rrëfen për Radion Evropa e Lirë për gjendjen e rëndë, që sipas tij, mbretëron në këtë burg, që është më i madhi në Maqedoninë e Veriut.

I.A. (për shkaqe sigurie nuk deshi të identifikohet, por identiteti i tij është i njohur për redaksinë) rreth 40 vjeç, që po vuan dënimin me 13 vjet burg, thotë se sjellja e punonjësve të burgut është çnjerëzore, ndërsa kushtet ku ata vuajnë dënimin janë katastrofale.