Botë

Gjermania në alarm sherri i variantit indian të virusit

Foto: AP
 

Banorët në dy blloqe banimi në Gjermaninë perëndimore janë vënë në karantinë, pasi që një grua është diagnostikuar si e infektuar me variantin indian të COVID-19. Një zyrtar qeveritar ka njoftuar se disa prej 179 banorëve të godinës në Velbert-Birth të Westphalisë Veriore tanimë janë testuar për koronavirus.

Autoritetet përreth Evropës janë vënë në gjendje alarmi shkaku i mutacionit, i cili ka bërë kërdinë në Indi para se të depërtonte edhe në Britaninë e Madhe.