Botë

Studim: Vaksinimi me “Pfizer” pas dozës së parë me “AstraZeneca”, i sigurt

 

Një studim spanjoll mbi kombinimin e vaksinave kundër COVID-19 ka treguar se imunizimi me kurën e kompanisë “Pfizer” i personave që për dozë të parë kanë marrë vaksinën e “AstraZenecas” është dëshmuar jashtëzakonisht i sigurt dhe efektiv.

Studimi i “Combivax”, i kryer nga Instituti spanjoll për Shëndetësi “Carlos III”, ka vërtetuar se sasia e antitrupave IgG në një periudhë të shkurtër është rritur nga 30 deri në 40 fish më shumë mes personave që për dozë të dytë kanë marrë vaksinën “Pfizer”.