Botë

BE-ja kërkon gjoba të majme ndaj AstraZenecas, për vonesat në shpërndarjen e vaksinave

 

Një avokat i Bashkimit Evropian ka kërkuar nga gjykata në Bruksel që t’i caktohet një gjobë e lartë kompanisë prodhuese të vaksinave kundër COVID-19, “AstraZeneca”, shkaku i vonesave në shpërndarjen e dozave nëpër BE.

Avokati ka specifikuar se blloku evropian ka kërkuar që t’i paguhen nga dhjetë euro për secilën dozë të vonuar për çdo ditë. Kjo gjobë po kërkohet si formë kompensimi, për shkak se AstraZeneca nuk u është përmbajtur kritereve të përcaktuara në kontratën e arritur të blerjes me BE-në.