Botë

Ministri gjerman hedh poshtë idenë e dërgesave të armëve në Ukrainë

Foto: AP
 

Ministri i Jashtëm gjerman ka refuzuar idenë për dërgesën e armëve në Ukrainë, pasi presidenti i saj la të nënkuptohej se do të donte të merrte ndihmë ushtarake nga Berlini.

Gjermania, bashkë me Francën, kanë udhëhequr përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin e gjatë mes Kievit dhe rebelëve separatistë të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore. Por, përpjekjet për një marrëveshje politike janë bllokuar.