Botë

Serbia çohet në këmbë në kërkim të personit që kërcënoi Vuçiqin në Twitter

 

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është në rrezik. Dhe ky rrezik, sipas tyre vjen nga një person që i ka komentuar Vuçiqit në postimin e tij në Twitter.

Gjykata ka lëshuar urdhërarrestin, e Policia është në kërkim të komentuesit. Në llogarinë e Vuçiqit në Twitter, ai e ka kërcënuar me jetë. Ka fyer edhe shqiptarët me këtë rast.